TIRANE

Mbrëmjen e sotme u shua një nga kompozitorët dhe artistët më të mëdhënj shqiptar, Avni Mula. Edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ngushëlluar familjen për këtë humbje të adhe. Ai shkruan se Avni Mula ishte një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tone”.

“Një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tone”. Kështu e cilëson Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj artistin e madh Avni Mula teksa ka shpërndarë edhe foto nga dalja e tij e fundit. Kujtojmë se pak kohë më parë Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat.

“Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: