Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel të moderatores Eni Vasili u diskutua çështja e Kodit Zgjedhor, dhe vendimi i marrë për të pa marrë parasysh kërkesën e Venecias. 


Në debat morën pjesë analisti Andi Bushati, gazetari Carlo Bollino, ministrja Elisa Spiropali, analisti Enton Abilekaj. 


Teksa diskutohej për kërkesat e opozitës, ministrja Spiropali tha në debat e sipër se mazhoranca nuk është për të kënaqur të gjitha llojet e opozitave.


“S’e nuk u kënaq opozita, e ku është problemi këtu?,” tha Spiropali.


Në atë moment në studio u krijuan të qeshura, pasi një pyetje e tillë e bënte ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj. 


I pari që reagoi për këtë ishte analisti Andi Bushati që tha: “Këtë e bënte ajo tjetra”.