Tomë Gashi vazhdon me ofendime/ E quan Melihate Tërmkollin, “Zotëri Tërmkolli”

Debat tjetër me protagonist avokatin Tomë Gashin, kësaj radhe në studion e Radio Televizionit të Kosovës.

Është sërish Gashi pjesë e një debati me ofendime, që nisin pikërisht nga ai. Ai kësaj rradhe u përplas me ish-deputeten e LDK-së, Melihate Tërmkollin, shkruan Ballkani.info.

Gjatë debatit ish-deputetja kërkonte vazhdimisht që të mos i ndërpritej fjala nga avokati, derisa tha se po shprehet ashtu, sepse vetëm atë mënyrë e kupton Tomë Gashi. Por ky i fundit, iu përgjigj me gjuhë raciste, duke i thënë qëllimisht “Zotëri Tërmkolli”.

Reagimi i zonjës ishte i butë dhe zbehi debatin e nxehtë, teksa nuk e zgjati dhe e përmblodhi ofendimin, me vetëm një “Bravo”.

Portali Ballkani.info ua sjellë në mend disa nga debatet më të ashpra të Tomë Gashit, të cilat kanë kaluar në ofendime dhe fjalë banale./Ballkani.info/

Debati me Nol Nushin e PSD-së/ Tomë Gashi: A je si nana jote, a je si motra jote:

Debati vazhdon në një tjetër studio:

https://fb.watch/1qVuqpS6bW/

Debati me Milaim Zekën: