Tenderi 5 milionësh, Blerim Kuçi nxehet dhe e lëshon debatin - Gazeta Express
string(59) "tenderi-5-milionesh-blerim-kuci-nxehet-dhe-e-leshon-debatin"

Tenderi 5 milionësh, Blerim Kuçi nxehet dhe e lëshon debatin

Gazeta Express

29/10/2020 22:17

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, ka lëshuar debatin para kohe pas një diskutimi të nxehtë me panelistët rreth një tenderi 5 milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë Kuçi është pronar.

Në debat e sipër në rtv Dukagjini me analistin Imer Mushkolaj e gazetarin Vehbi Kajtazi, Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij prej ministri nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.

Lexo Edhe:

“Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flasë vetëm për çështjen e tenderit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë pozitën e tij në Qeverinë Hoti nëse vërtetohet gjendja e tij në konflikt interesi, për tenderin që kompania e tij e fitoi nga institucionet e shtetit.

Kuçi ka pohuar se mund të japë dorëheqje nga pozita ministrore në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion vërteton se ai gjendet në konflikt interesi.

“Në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion e vërteton se ekziston konflikti i interesit, unë e shqyrtoj pozitën time si ministër”, ka deklaruar ministri Kuçi.