Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 862 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 14 pacientë dhe 223 të tjerë janë të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 390, pasuar nga Prilepi me 55, Veseli 53, Tetova 48, Manastiri 31, Shtipi 28, Strumica 27 etj.

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar gjithsej 29.558 raste, prej tyre 19.994 janë të shëruar, 8.587 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 977 persona.

Top Channel