×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Definitive: Ja sa zgjatë imuniteti ndaj Covid-19

    Insajderi
    23 November 2020 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njerëzit që kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19 kanë marrë mbrojtje kundër ri-infektimit për të paktën tetë muaj, sipas hulumtuesve australianë.

    Emisioni i Indoks:

    Gjetjet e reja tregojnë që vaksinat kundër virusit mund të funksionojnë për periudha të gjata kohore, duke i kundërshtuar shumë studime të mëhershme që tregonin se vala e parë e antitrupave të koronavirusit zbehej shpejt duke ngritur shqetësime se njerëzit e humbnin imunitetin shpejt.

    Bashkëpunimi mes Universitetit të Monashit, spitalit Alfred dhe Institutit Burnet solli studimin që gjeti një qelizë specifike brenda sistemit imunitar të quajtur qeliza memorizuese B, e cila kujton infeksionin nga virusi, dhe nëse sfidohet përsëri përmes ri-ekspozimit te virusi, çon në një reagim mbrojtës imunitar përmes prodhimit rapid të antitrupave, shkruan ANMJ, përkthen Periskopi.

    Hulumtuesit rekrutuan 25 pacientë me Covid-19 dhe i morën 36 mostra gjaku nga ata Dita Katër e pas-infektimit e deri në ditën 242 të pasinfektimit.

    Ajo që është e rëndësishme është se të gjithë pacientët vazhduan të kishin qelizat memorizuese B që i njihnin një ose dy komponentë të Covid-19. Këto qeliza specifike memorizuese të virusit ishin prezente deri në tetë muaj pas infeksionit.

    Sipas hulumtuesit kryesor, Menno van Zelm, rezultatet jepnin shpresë për efikasitetin e çfarëdo vaksine kundër virusit dhe shpjegoi pse kishte pasur aq pak shembuj të ri-infeksionit nga miliona njerëz të infektuar globalisht.

    “Rezultatet janë të rëndësishme sepse ato tregojnë, definitivisht, që pacientët e infektuar me Covid-19 në fakt marrin mbrojtje ndaj virusit dhe sëmundjes,” tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark