Gabriel Agbonlahor e këshillon Aston Villën që ta transferojë Milot Rashicën

Gabriel Agbonlahor e këshillon Aston Villën që ta transferojë Milot Rashicën

Sport November 23, 2020 - 12:50
Detajet

Ish-futbollisti i njohur i Aston Villës, Gabriel Agbonlahor i ka thënë trajnerit aktual, Dean Smith që të nënshkruaj me një lojtar anësor në janar, shkruan “Zeri.info”.

Fjala është për nënshkrimin e yllit të Kosovës, Milot Rashica që është ende i lidhur me një kalim të mundshëm te Villa pasi që në afatin kalimtar të verës dështoi transferimi i tij në Angli.

Skuadra nga Birmingham ishte shumë afër transferimit të sulmuesit vushtrrias në verë me shifrën 20.5 milionë funte.

Kërkesa e pagave të përfaqësuesit të Kosovës e penguan Villan të nënshkruante me lojtarin e Werder Bremen.

Rashica u raportua se po transferohej te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit, por kjo lëvizje dështoi në fund. /Zeri.info