“Favirapir” këtë javë në Maqedoni, por vetëm me rekomandim të mjekëve

Ilaçi “Favira” ose “Favimol”, me emrin gjenerik “Favipivir” katë javë do të gjendet në barnatoret  e vendit, prej se Agjencia për ilaçe dhe mjete mjekësore miratoi importin dhe qasjen për mjekimin e pacientëve.StrugaLajm

“Duke ndjekur situatën aktuale me të cilën përballemi me COVID-19, mbështetur në kërkesat gjithnjë e më të mëdha të mjekëve që janë të kycur në trajtimin e kësaj sëmundjeje për qasjen e ilaçit, Agjenica për ilaçe dhe mjete mjekësore miratoi importin dhe qasjen e “Favipiravir” për pacientët” – kanë thënë nga Malmed.StrugaLajm

Ilaçi mund të sigurohet vetëm në bazë të reçetës dhe rekomandimit të mjekëve. Ilaçi nuk është miratuar për indikacione të mjekimit të pacientëve me COVID-19, dhe në këtë drejtim ekspertët bëjnë thirrje që pacientët mos e shfrytëzojnë këtë ilaç sipas bindjeve të tyre dhe pa rekomandimin e mjekëve. /KlanMacedonia

In : Aktuale

Loading...
loading...