15:57 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Strukturat e LDK-së zbresin në Podujevë, gati për ta hapur fushatën

Nexhmi Rudarit që aktualisht po ushtron detyrën e kryetarit të Podujevës dhe zyrtarisht sot do të nis garën e tij për të qenë kryetar i kësaj komune  për 1 vit,si kandidatë i LDK-së.

Ndërsa atij në fushatë sot i janë bashkuar strukturat e larta të partisë së Isa Mustafës.

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, saktësisht nga ministri i Brendshëm Agim Veliu, si dhe  ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa janë vetëm disa nga figurat që po mbështesin kandidatin e tyre për kryetar të llapjanëve.

Bashkë me ta është edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deputja Besa Gaxherri, deputeti Ekrem Lutfiu si dhe Fidan Rekaliu si dhe deputeti Visar Hoti./IndeksOnline/