Në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht janë të hospitalizuar 876 pacientë të sëmurë me koronavirus.
Sipas raportit të SHSKUK-së për 24 orët e fundit, në QKUK janë të shtrirë 291 pacientë prej të cilëve 6 janë në respiratorë dhe 18 me CPAP, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 585 pacientë, prej të cilëve pesë në respiratorë dhe 25 në CPAP.
Në total në të gjitha klinikat dhe spitalet Covid janë duke u trajtuar 876 pacientë prej të cilëve 647 janë duke u mbështetur me oksigjen medicinal.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. /Gazeta Shneta/