Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, ka të lënduar - Gazeta Express
string(55) "aksident-ne-koder-te-trimave-ne-prishtine-ka-te-lenduar"

Gazeta Express

23/11/2020 16:08

Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, ka të lënduar

Gazeta Express

23/11/2020 16:08

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me aksidentin po  merret njësiti i trafikut.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci për Gazetën Express.

Ndërkohë lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.