Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, ka të lënduar

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 16:12
Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, ka të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me aksidentin po  merret njësiti i trafikut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci.


(Kosova Sot Online)