Kumanovë, analizat e gjakut bëhen në të njëjtin vend me testet COVID - Gazeta Express
string(67) "kumanove-analizat-e-gjakut-behen-ne-te-njejtin-vend-me-testet-covid"

Kumanovë, analizat e gjakut bëhen në të njëjtin vend me testet COVID

Gazeta Express

23/11/2020 16:41

Këta pacientë janë pozitiv me CoVdi-19. Por nga kurimi shtëpiak vijnë vetë çdo ditë për shërbimet ambulantor në Spitalin e Kumanovë. Analizat e gjakut i bëjnë në laboratorin e njëjtë, ku hynë e dalin edhe pacientët e tjerë për një pasqyrë të thjeshtë të gjakut.

Kjo zonjë është në ditën e 14 të kurimit, por druan se duke u bredhur nëpër reparte mund të përhap virusin edhe tek të tjerët.

Lexo Edhe:

 “Marrim terapi nga reparti infektiv, këtu vij në kontroll sërish kthehem tek Infektivja dhe kështu me ndihmën e Zotit dhe mjekëve do të bëhet mirë. Si nuk frikësohem, unë sa jam kujdesur por nuk e di se si u infektova”

“Po, këtu janë vetëm pacientët me kovid dhe ata të dyshimtë e për analiza të tjera janë lartë. Por, është reparti i njëjtë objekti i njëjtë dhe dera e njëjtë, sa është e rrezikshme që të përhapet infeksioni? Po këtë i kemi mundësitë s’kemi tjetër zgjidhje!’ deklaroi Shqipe Mehmeti, Laborante

Për të mos shkelur vendimin e izolimit shtëpiak, paraqiten në polici për të treguar urgjencën e tyre. Radhë të gjata të pacientëve pozitiv për terapi ditore bëhen edhe në repartin infektiv të qytetit.

 “Nëse është rast nga spitali duhet ata ti dërgojnë, rastet ambulantore ne duhet ti qojmë vetë.”

“Pres të kontrollohem, mora infuzione e kurime tjera dhe tani presim të shkojmë në kontroll. A keni marr terapi? Po, Sumamed, infuzione dhe vitamina. Pa bërë test? Po, pa bërë asnjë test”