Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë, për shkak të gjendjes së tij të rënduar pas infektimit me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Kukësi, ku njofton se gjendja e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.

Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

Komunikatë e Klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

Top Channel