Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Biblioteka Kombëtare hap dy ekspozita për Anton Çettën

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, ka hapur sot ekspozitën “Anton Çetta: 100-Vjetori i lindjes”, me libra dhe artikuj të dhe për Anton Çettën dhe ekspozitën e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve”.

Këto dy ekspozita janë hapur me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Soprit, dhe janë hapur në kuadër të shënimit të “Ditës së Bibliotekës” dhe “Muajit të Anton Çettës”.

Ekspozita “Anton Çetta: 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të Anton Çettës dhe për Anton Çettën, është hapur nga BKK -ja, “Pjetër Bogdani”  me koleksionet librave që ruhen në këtë bibliotekë.

Ndërsa, ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” është përgatitur nga Sali Cacaj. Në këtë ekspozitë fotografish janë ekspozuar fotografi të pa publikuara më parë.

Me propozim të ministres së MKRS-së, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës e ka shpallur këtë nëntor, “Muaj i Anton Çettës”, në kujtim të 100 vjetorit të lindjes së Çettës.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com