15:37 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / k.v

Kreu i Trepçës heq dorë nga një pagesë, shkak situata financiare në ndërmarrje

Një javë më parë, Bordi i Përkohshëm i “Trepça Sh.A” kishte zgjedhur Enes Muzaqin si Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

Muzaqi është zgjedh në këtë detyrë me votë unanime dhe se kishte përvojën e duhur për këtë pozitë.

Por për shkak të situatës financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja “Trepça”, Muzaqi ka hequr dorë nga pagesa prej 350 eurosh e cila i takon për punën që bënë në skuadrën e shpëtimit të minierës me flotacion “Trepça” Sh.A dhe minierës me flotacion në Kishnicë dhe Artanë.

IndeksOnline ka siguruar edhe letrën të cilën Muzaqi ia ka përcjell zyrtarit kryesor financiar të Trepçës, Fahredin Berisha.

Letra Berishës i ka shkuar të hënën ndërsa ky veprim i Muzaqit është mirëpritur edhe nga zyrtarët tjerë të lartë të ndërmarrjes./IndeksOnline/