Temperatura të larta në Australi, për fundjavë pritet të arrijë deri në 50 gradë celsius

Bota

Temperatura të larta në Australi, për fundjavë pritet të arrijë deri në 50 gradë celsius

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Temperaturat në Australi gjatë kësaj fundjave do të ngritën në afro 50 gradë celsius, kurse vala e të nxehtit do të godasë pjesën më të madhe të jugperëndimit dhe qytetet kryesore të vendit.

“Fokusi i valës së nxehtit do të jetë në pjesën jugore të Australisë, Victoria dhe New South Wales”, ka thënë Din Maramor, ish-meteorolog në zyrën australiane për meteorologjI.

Sipas këtij eksperti, të gjithë ata që nuk do të jeni afër ujit për ta ndjerë paksa freskinë, do ta kenë shumë të nxehtë.

Siç raporton The Guardian, vala e të nxehtit do të fillojë të formohet në shkretëtira, duke vazhduar për në lindje dhe veri. Deri të shtunën pjesën jugore të Australisë do të ketë temperaturat mbi 50 gradë celsius.

Në anën tjetër, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën fizike gjatë të nxehtit afrikan – në veçanti gjatë premtes kur edhe është “e premtja e zezë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat