Bulliqi vazhdon takimet me bizneset llapjane: Qytetarët duan një komunë që ka derën hapur

Aktuale

Bulliqi vazhdon takimet me bizneset llapjane: Qytetarët duan një komunë që ka derën hapur

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:48
Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka vazhduar fushatën parazgjedhore në fshatin Gllamnik.

I shoqëruar nga kryetari i partisë, Albin Kurti, Bulliqi vizitoi fabrikën e mobilieve Pollo.

Ai premtoi mbështetje për përpunuesit e drurit.

“Dyert e shtëpive, fermave e fabrikave po na hapen kudo me dashamirësi. Në Gllamnik së bashku me Kryetarin Kurti vizituam fermën e mjedrës dhe fabrikën e mobilieve Lahu ku punon e gjithë familja, dhe fabrikën e mobilieve Pollo ku punojnë 25 punëtorë. Traditën e prodhimit bujqësor dhe përpunimit të drurit nuk duhet ta mbajmë vetëm familjarisht, por edhe përmes mbështetjes së komunës. Qytetarët duan një komunë që ua hap derën qytetarëve sikur po na i hapin ata dyert neve. Komunën nuk e duan enklavë të një personi a subjekti, por institucion të tyrin që i pret e trajton barabartë të gjithë. Me Shpejtimin për prodhimin! Me numrin 12 për ndryshimin!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje-Qendra Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat