LAJMI I FUNDIT:

I kërkuan 25 mijë euro që mos t’iu publikohen fotografitë në internet, policia arreston dy persona

I kërkuan 25 mijë euro që mos t’iu publikohen fotografitë në internet, policia arreston dy persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Shantazh” dhe “Kanosje”.

Siç njoftohet, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka pranuar një informacion lidhur me persona të dyshuar, të cilët dyshohet se përmes rrjetit social Facebook dhe përmes rrjetit social “Messenger”, janë duke e detyruar viktimën m/k për t’i dhënë një shumë të parave në vlerë prej (25 000 Euro) njëzet e pesëmijë eurove përndryshe do t’ia publikojnë disa fotografi të cilat do të ndikojnë në imazhin e tij dhe të familjes së tij dhe po ashtu e kanë kanosur vazhdimisht viktimën se “nëse nuk i jep paratë do ta dëmtojnë atë dhe familjen e tij”.


Me këtë rast dyshohet se të dyshuarit me qëllim të përfitimit material kanë kryer veprat penale “Shantazhi” sipas nenit 329 i KPK-së dhe Kanosja nga neni 181 i kodit penal të Republikës së Kosovës.

Drejtoria për Hetime të Krimeve të Rënda në Prishtinë nën autorizimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka zhvilluar hetime në këtë rast dhe më datë 24.11.2020 rreth orës 17:25 në qytetin e Lipjanit ka arrestuar personat e dyshuar:

1. B.SH.,(viti i lindjes 1997) Lipjan, dhe

2. F. S., (viti i lindjes 1996-Mitrovicë) Lipjan.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar tre telefona, dy IPHONE dhe një SAMSUNG dhe një USB në cilësi të provave materiale.

Pas kontaktit me prokurorin kujdestar në Mitrovicë, të dyshuarit është vendosur të dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore, njofton policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori