Diego Maradona sot u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pasi pësoi një sulm në zemër
Lajmi për vdekjen e legjendës së futbollit ka tronditur të gjithë dhe për këtë ka reaguar edhe braziliani Pele, shkruan Reporteri.net
“Unë kam humbur një shok të dashur dhe bota ka humbur një legjendë. Një ditë, unë shpresoj se ne do të luajmë futboll në parajsë” ka thënë Pele.
Maradona dhe Pele konsiderohen si dy nga më të mirët e historisë së futbollit./Reporteri.net/