Shënohet një tjetër aksident, përplasen dy makina në aksin Fier-Patos

Shënohet një tjetër aksident, përplasen dy makina në

Një tjetër aksident automobilistik është shënuar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”.

Sipas informacioneve, dy makina tip “Fiat Doblo” me targa AA759HI dhe një “Opel Zafira” me targa AA084ZN janë përplasur pak më parë me njëra-tjetrën.

Sakaq të plagosur lehtë kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor.

"Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

https://youtu.be/AwuPPvRWKUU

Vendi Lajme aksident Aktualitet fier-patos

EMISIONET