CHAMPIONS LEAGUE/ Mynshenglabah triumfon me “poker” golash, Sitit të Guardiolës nuk fal (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 20:54

CHAMPIONS LEAGUE/ Mynshenglabah triumfon me “poker” golash, Sitit të Guardiolës nuk fal (VIDEO)

U luajtën në orën 18:55, 2 sfidat e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Mançester Siti i Pep Guardiolës, arriti një fitore minimale në transfertë përballë grekëve të Olimpiakosit me rezultatin 0-1.

EnsahdoXIAA3myR

“Qytetarët” iu falën golit të Foden në minutën e 36-të, duke siguruar kështu triumfin e katërt në po kaq ndeshje, teksa udhëheqin me pikë të plota.

Në sfidën tjetër, Borusia Mynshenglabah, që është padyshim, surpriza më e bukur e kompeticionit më të rëndësishëm për klube këtë sezon, mposhti Shahjtor Donjeckun me rezultatin e thellë 4-0, duke kryesuar grupin B me 8 pikë. Plot 10 gola të shënuar nga gjermanët në 2 përballjet me ukrainasit.

REZULTATET:

BORUSIA MYNSHENGLABAH – SHAKHTJOR DONJETSK 4-0

OLIMPIAKOS – MANÇESTER SITI 0-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"