​Një pjesë e Prishtinës nesër pa ujë

Prishtina

​Një pjesë e Prishtinës nesër pa ujë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

KRU Prishtina njofton se gjatë ditës së nesërme, do të realizohen disa punime teknike.

Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës “Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat