Goli i Mërgim Berishës nuk mjafton, Bayern Munichu fiton dhe siguron kualifikimin tutje
Sport
November 25, 2020 - 23:03
Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munichu ka vazhduar me bilanc të qindpërqindtë në Ligën e Kampionëve.
Sonte skuadra e drejtuar nga Hansi Flick është përballur me Salzburgun, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja e vlefshme për grupin A i takoi vendasve në "Allianz Arena" me rezultat, 3:1.
Lewandowski ('42), Coman ('52) dhe Sane ('68) i realizuan golat e fitores për vendasit.
Kurse për mysafirët realizoi futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, Bayern Munichu ka siguruar vendin e parë në tabelë me `12 pikë, kurse Salzburgu ndodhet në vendin e fundit me vetëm një pikë. /Zeri.info