STATISTIKA/ “Fortesa” e Liverpulit prishet nga Atalanta, Gjimshiti bën paraqitje të kënaqshme ndaj kampionëve të Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:15

STATISTIKA/ “Fortesa” e Liverpulit prishet nga Atalanta, Gjimshiti bën paraqitje të kënaqshme ndaj kampionëve të Anglisë

Atalanta realizoi sot një nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit bergamesk teksa mposhti në shtëpi pas 64 ndeshjesh pa humbje në “Anfield Road” Liverpulin. Ishte një natë e madhe dhe për mbrojtësin e Shqipërisë Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua për 90 minuta të plota ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë.
Untitled-design-2020-11-24T153704.607

27-vjeçari u vlerësua me notën 7.4 për paraqitjen kundër “të kuqve” nga “Sofa Score”. Gjimshiti fitoi 6 nga 8 duelet me lojtarët kundërshtarë, si dhe bëri 5 spastrime dhe 3 ndërhyrje të sakta.

Tashmë, kualifikimi për në fazën 1/8-ave është ndërlikuar më shumë në grupin D, teksa Liverpuli ka 9 pikë dhe Ajaksi me Atalantën nga 7 shtatë.

Statistikat e paraqitjes së Berat Gjimshitit kundër Liverpulit sipas “Sofa Score”:

127543386_778468062704064_1428020539293273855_n
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"