Conte: Diferenca mes nesh dhe Real-it u pa qartë. Tani mund të bëjmë vetëm një gjë…

25 Nëntor 2020
23:56
Denis Hakanaj
back button

Pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Real Madrid, që ka komplikuar jashtëzakonisht shumë ecurinë e Inter-it në Champions League, Antonio Conte ka folur për Sky:

“Kundër skuadrave si Real Madrid është gjithmonë e vështirë të luash, nëse më pas e nis duke pësuar gol dhe mbetesh me 10 lojtarë, atëherë bëhet një mal i vështirë për t’u kaluar”.

“Është parë diferenca mes nesh dhe atyre, por kjo nuk duhet të na demoralizojë, duhet të na bëjë të kuptojmë se ekziston një rrugë që duhet ta bëjmë me përulësi dhe të kuptojmë se ku është, pa u shpërqendruar nga zhurmat që vijnë nga jashtë”.

“Në ndeshjen e luajtur atje kemi qenë më agresivë. Është shumë e vështirë ta nisësh me një gol të pësuar dhe një të kuq, na ka prerë këmbët. Kemi reaguar mirë, nuk duhet ta harrojmë se luanim kundër Real Madrid dhe jo me një ekip çfarëdo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit