“Luanim me Realin e Madridit dhe jo me një ekip modest”, Konte pas ndeshjes: Mos u magjepsni nga sirenat që vijnë nga jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:31

“Luanim me Realin e Madridit dhe jo me një ekip modest”, Konte pas ndeshjes: Mos u magjepsni nga sirenat që vijnë nga jashtë

Pas humbjes ndaj Realit të Madridit 0-2 në “San Siro”, trajneri i Interit Antonio Konte ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” duke nisur nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës:

Antonio-Conte

Maradona – “Jemi duke qarë një person që ka shkruar historinë e futbollit dhe do të qëndrojë në historinë e saj. Ndershmërisht ende nuk e besoj që nuk është më, pasi ende ishte i ri. Më vjen shumë keq pasi jam shumë i trishtuar për ndarjen nga jeta e tij.”

Hapa pas – “Është e vështirë të luash ndaj skuadrave si Realit të Madridi. Kur nisim ndeshjen, pësojmë një gol dhe mbetemi me dhjetë vetë, bëhet një mal i vështirë për tu ngjitur. Mendoj se e keni parë ndryshimin midis nesh dhe atyre. Kjo nuk duhet të na rrëzojë. Duhet të na bëjë të kuptojmë se ka një rrugë për të bërë dhe është një rrugë ku duhet të punojmë, të jemi të gatshëm dhe të përulur për të kuptuar në cilën zonë jemi. Mos lejoni që të magjepseni nga sirenat që mund të vijnë nga jashtë dhe të kuptoni se ka një mënyrë për të shkuar që është ajo e punës dhe rritjes së të gjithëve.”

Ndryshimi i skemës – “Ne shënojmë gola dhe shumë gjithashtu. Po vuajmë mbase edhe disa të tjera. Për pjesën tjetër, loja filloi menjëherë përpjetë dhe ishte e vështirë të kthehesh në lojë edhe për shkak të një largimi me karton të kuq për shkak të një proteste të tepërt. Situata është kjo, marrim parasysh. Sigurisht që dolëm shumë më mirë në ndeshjen e parë, ishim më agresivë por ishte e vështirë të fillonim me 1-0 dhe të vuanim një karton të kuq. Përkundër kësaj, unë mendoj se ekipi bëri mirë nga pikëpamja e qëndrimit, dëshirës dhe vendosmërisë. Kishte shumë përpjekje. Mos të harrojmë se kemi luajtur kundër Real Madrid, jo kundër një ekipi modest.”, përfundon Antonio Konte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"