Prandelli feston suksesin e parë “vjollcë”, Ismajli titullar në kualifikimin e Spezias

26/11/2020 00:15

Cagliari ia ka dalë të mposhtë Veronën me rezultatin 2-1 dhe të kualifikohet për në fazën e 18-/8-ave të Kupës së Italisë, Në sfidën e zhvilluar në Sardegna, ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Cerrit në pjesën e parë.

Verona riktheu baraspeshën me anë të Colley në minutën e 75-të, ndërsa në shtesë ishte Sottil që shënoi sërish për sardët dhe vulosu kualifikimin për në raundin e 1/8-ave, ku Cagliari do të gjejë përballë Atalantën.

Po me rezultatin 2-1, falë një dopiete në Brunettës, fitoi edhe parma ndaj Cosenzës dhe kaloi për në fazën e 1/8-ave, ku do të gjejë përballë një kundërshtar aspak të lehtë, si kryeqytetasit e Lazios.

Cesare Prandelli festoi suksesin e parë në stolin e Fiorentinës, pikërisht në Kupën e Italisë, pasi vjollcët fituan me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Udineses dhe u kualifikuan për në fazën e 1/8-ave, ku do të gjejnë përballë Interin. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola, ndërsa goli që vulosi kualifikimin e Fiores, u shënua nga i riu Montiel në minutën e 119’.

Kualifikohet për në fazën e 1/8-ave edhe Spezia, që triumfoi me rezultatin 2-4 në transfertën ndaj Bolognës. Koha e rregullt në “Dall’Ara” përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në shtesë miqtë shënuan edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin. Titullar për Spezian ishte edhe mbrojtësi I Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, që luajti 120 minuta dhe bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Top Channel