×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon Haxhi Shala, e quan fundërrine Vjosa Osmanin pas shkarkimit të të birit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 0:36

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala ka reaguar më në fund pas shkarkimit të të birit nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, shkruan Reporteri.net.


    Flakron Shala sot është shkarkuar nga shtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

    Ai në një postim ku ia ka uruar ditëlindjen konsullit të shkarkuar e ka quajtur fundërrinë Vjosa Osmanin. Shala ka thënë se fundrrinat në krye të shtetin po e njollosin lirinë.

    “Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”, ka shkruar ai.

    Ai ka edhe një porosi për të birin në ditëlindjen e tij.

    “Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosovën! Urime ditëlindja”, ka shkruar Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!