Hashim Thaçi: PDK do ta ketë
mandatin për krijimin e qeverisë

Hashim Thaçi: PDK do ta ketë<br />mandatin për krijimin e qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të marr pjesë në seancën e Kuvendit pasi PDK është zyrtarizuar që i ka marrë shumicën e votave dhe do ta ketë mandatin për krijimin e qeverisë së re.

“Natyrisht se do të marr pjesë, do të marr pjesë si kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit. Dëshiroj t’i falënderoj edhe qytetarët për besimin e tyre të fuqishëm që ia kanë dhënë Misionit të Ri. Tani më është certifikuar rezultati nga KQZ ku është rikonfirmuar fitorja e PDK-së. Ne do t’i respektojmë të gjithë aspektet dhe hapat legal dhe natyrisht se si parti edhe koalicion fitues do të angazhohemi në implementimin e plotë të rezultatit të plotë, pra të fitores se PDK-së, fitores se qytetarëve të Kosovës më 8 qershor”,-ka deklaruar ai.

Sa i përket protestave në Maqedoni, Thaçi ka porositur që të respektohet marrëveshjen e Ohrit nga shteti maqedonas. Thaçi i bëri këto komente me rastin e fillimit të korrje-shirjet në Komunën e Suharekës. /Kosovapress/
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë