Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

Lajmin e ka bërë me dije për “Balkanweb” gazetari Osman Stafa. Mark Marku ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Më herët, Basha ka zgjedhur drejtuesit politikë për disa qarqe. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është caktuar drejtues i PD-së për qarkun e Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka marrë rolin e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit.Po ashtu, PD më herët ka bërë të ditur edhe tre emra të tjerë si drejtues politikë në qarqe, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Helidon Bushati në Shkodër si dhe Bujar Leskaj në Vlorë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: