×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj uron nxënësit për rifillimin e mësimit: Reformat në arsim janë të rëndësishme për Aleancën

    Insajderi
    18 January 2021 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit me rifillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

    Haradinaj derisa ka uruar nxënësit për gjysmëvjetorin e dytë të procesit mësimor ka bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

    “Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë që ka theksuar se pjesë e rëndësishme e programit të AAK-së është edhe reforma në sistemin arsimor.

    “Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin. Urime e qoftë një rinisje e mbarë”, ka shkruar Harardinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark