“Horizonti” ABC-ja e enigmatikës shqiptare

Kultura

“Horizonti” ABC-ja e enigmatikës shqiptare

Nga: Ismail Gagica Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:46
Më 15 Janar 2021 në Gjilan u mbajt shënimi i përvjetorit 40-të i revistës së enigmatëve “Horizonti”

Në lokalet e bibliotekës së qytetin "F. S. Noli" në Gjilan në praninë e një numri të madh të pranishmëve është mbajtur shënimi me rastin e përvjetorit të 40-të të daljes në dritë të revistës së parë për enigmatikë "Horizonti". Enigmatë nga e gjithë Kosova e edhe ata nga Maqedonia Veriore ishin pjesëmarrës. Hapjen e takimit e bëri, Deniza Limoni, drejtoreshë në Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport (DKRS) nga Komuna e Gjilanit. Fillimisht me përshëndetjen e kryeredaktorit të parë i revistës "Horizonti" nga Dr. Zijadin Hasani duke falënderuar bashkëpunëtorët e të gjitha gjeneratave nga mbarë Kosova, duke vazhduar duke treguar për përvojën e tij dhe klubit të enigmatëve që më vonë u emëruar si Shoqata e Enigmatëve "Ndre Mjeda" Kjo shoqatë arriti ti mbledhin forcat dhe të fus në shtyp numrin e parë të revistës së enigmatëve "Horizonti". Ishte revista e parë e këtij lloji në gjuhën shqipe në trojet e atëhershme shqipfolëse në ish-Jugosllavi që doli më 15 janarin e vitit 1981. Që nga ai vit kjo revistën arrin të del thuajse 1 herë në muaj duke u bërë dalëngadalë një çerdhe e enigmatëve shqiptarë.

Rrugëtimin e vetmuar të revistës nëpër vite evokoi dhe një nga redaktorët dhe ish-enigmati i kohës Xhelal Selmani, duke referuar se kjo revistë mbeti kohë të gjatë organ i vetëm i enigmatëve, duke shtuar se tirazhi i kësaj reviste dikur ishte në konkurrencë me gazetën e përditshme të kohës "Rilindja".

Image

Më pastaj fjalën e merr enigmati i gjeneratës së re Ismail Gagica duke theksuar se "Enigmatika për Gjilanin, për këtë qytet ishte emblemë që duhet stampuar në mesin e aktiviteteve më të rëndësishme kulturore të këtij qyteti. "HORIZONTI" është pjesë e trashëgimisë së Gjilanit. Si qytet duhet bëjë çmos që kjo vlerë të ruhet të mbrohet por edhe të zhvillohet më shumë për hir të brezave të rinj. Si një shkollë që ka pas një hapje, rritje, një zhvillim dhe një avancim. Si një shkollë ku u mësua ABC-ja e enigmatikës shqiptare. Aty ku lindën u brumosën shumë enigmatë".

të pranishmit morën fjalën duke evokuar momentet më të mira që kishin në kohën kur botohej kjo revistën. Të pranishëm me përshëndetje të rastit ishin enigmatët nga e gjithë Kosova dhe me gjerë duke filluar nga enigmatët gjakovarë XH. Abrashi e S Tullumi, pastaj nga Vushtrria Nazmi Pllana, përfaqësuesi i shoqatës së enigmatëve nga Drenica Arbër Halilaj, ai nga Mitrovica Ekrem Krasniqi, pastaj për herë të parë në takim me enigmatët shqiptar ishte dhe enigmati i njohur nga Tetova, Mensur Mamuti, i cili dhe ai evokoi kujtimet më të mira, kur dikur, shihte revistën "Horizonti" në kiosqet edhe të qyteteve shqiptare Shkup e Tetovë etj, duke shtuar se "u deshtë të pritet 55 vjet e të takoheshim më vëllezërit enigmatë".

Të pranishëm ishin dhe dashamirë shumtë të enigmatikës nga qyteti i Gjilanit, sikur se ishte rasti i profesorit të matematikës Sabri Tahiri duke bërë ndërlidhjen e enigmatikës me matematikën dhe duke theksuar se duhet të punohet në kurrikulat shkollore që enigmatika ta ketë vendin e duhur në tekstet shkollore duke bërë ndërthurjen e detyrave në fizikë dhe matematikë e shkencat e tjera me enigmat logjike përkatësisht me enigmatikën.

Image

Ky eveniment kulturor u mbajt në përkrahje të Komunës së Gjilanit të cilët shprehën gatishmërinë që aktivitetet e Shoqatës dhe enigmatëve të përkrahen në çfarëdo forme, duke menduar qoftë në organizimin e garave të enigmatëve, apo në mbështetjen e vazhdimit të botimit të revistës "Horizontit" me ndonjë numër revyal duke shikuar mundësinë që aktivitetet në fushën e enigmatikës në të ardhmen të jenë pjesë e aktivitetet të manifestimit kulturor "Flaka e Janarit" aty ku dhe disa edicione ka ishte pjesë e tij. Zotime për mbështetje morën enigmatët edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lufti Haziri i cili i priti enigmatët në zyrën e tij, duke u pajtuar dhe ai se "Horizonti" përfaqëson vlerë kulturore, nuk duhet të mbetet vetëm pjesë e trashëgimisë së Gjilanit por, duhet të gjendet formë për gjallërimin e kësaj reviste shumë të veçantë.

Në fund të takimit u bë dhe shpërndarja e fletëpalosjen enkas, me enigmat kushtuar 40 vjetorin revistës "Horizonti", përgatitur nga mjeshtri i enigmatikës Ismail Gagica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat