Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK’së prej atyre të partive tjera - Gazeta Express
string(91) "ismaili-flet-per-zgjedhjet-e-14-shkurtit-tregon-ku-dallon-lista-e-pdkse-prej-partive-tjera1"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 23:26

Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK’së prej atyre të partive tjera

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 23:26

Uran Ismaili i PDK’së ka folur për kandidatët e kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se lista me 110 kandidatë ka marrë pajtimin e të gjithëve.

Në emisionin DPT te Fidani, Ismaili tha se ata i ofrojnë votuesve listën më të mirë zgjedhore.

Lexo Edhe:

“Kriteret kanë qenë të ndryshme, nuk është vetëm një kriter”, thotë Ismaili.

“Ne konsiderojmë se është lista me kualitetin më të lartë”, thotë ai.

“Lista jonë është listë që mbron të kaluarën, historinë por në anën tjetër jep zgjidhje për problemet e të tashmes dhe të ardhmes. Shumica e listave të tjera janë njëdimensionale”, thotë Ismaili.

 “PDK ka  një përfaqësim nga të gjitha komunat. Është lista e vetme që e ka UÇK’në të përfaqësuar jo vetëm nga një zonë ose rajon. Nga të gjitha anët e ke të përfaqësuar në listën e PDK’së UÇK’në”, tha Ismaili.