Botë

Një tërmet prej 6.4 shkallësh godet Argjentinën

Argjentina është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4 në provincën e Sam Juanit të hënën në mbrëmje.

Pasuan një seri tronditjesh në të gjithë vendin. Një goditje tjetër me magnitudë 5.0 goditi 27 kilometra (rreth 16.8 milje) në jug-jugperëndim të Nueve de Julio, rreth 1.000 km (620 milje) në lindje të tërmetit të parë dhe gati 20 minuta më vonë.

Pastaj në të njëjtën zonë një tërmet prej 4.9 ballësh goditi vendin.

Nga autoritetet u kërkua që njerëzit të qetësohen pas tërmeteve dhe se ata janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërkaq nuk është paralajmëruar për ndonjë tsunami të mundshme.