Itali/ Etna jep ‘shfaqje’ për banorët, gjatë natës del llava nga vullkani

19/01/2021 09:21

Etna ka dhënë një ‘shfaqje’ për banorët italianë gjatë natës pasi është riaktivizuar dhe llava ka dalë nga dy anë në majë të vullkanit.

Fillimisht doli nga krateri Jug-lindor dhe u drejtua nga shkretëtira e Valle del Bove duke arritur një lartësi prej rreth 2,900 metra mbi nivelin e detit.

Më pas, llava doli nga ana veriore e kraterit. Këto fenomene, të cilat ishin të kufizuara vetëm në majën e vullkanit ishin të dukshme nga Catania dhe Taormina.

Etna mbetet një prej vullkaneve më aktive në botë. Që prej 1750-ës, shtatë prej shpërthimeve të saj kanë pasur një kohëzgjatje prej 5 vjetësh, më shumë se çdo vullkan tjetër, përveç Vezuvit.

Top Channel