Presidenca e Këshillit të BE-së, Xhaçka pas takimit me homologun portugez: Konferenca e parë Ndërqeveritare, brenda qershorit 2021

Shqipëria

Presidenca e Këshillit të BE-së, Xhaçka pas takimit me homologun portugez: Konferenca e parë Ndërqeveritare, brenda qershorit 2021

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:56
Olta Xhaçka dhe Santos Silva

Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janari deri në 30 qershorin e vitit 2021, është angazhuar “të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021”.

Deklarata vjen pas takimit që pati sot Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka takoi me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva.

Siç thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme shqiptare, “kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra”.

“Ministrja Xhaçka falënderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur nga ana e BE, për dosjen e zgjerimit. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet respektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat