Rama në kantierin e Daullasit/ 1200 punëtorë do të punojnë me 3 turne për ta mbaruar në 3 muaj
22/01/2021 12:20

Në Daullas të Fierit kanë mbërritur inxhinierët turq nga kompania YDA për ndërtimin e spitalit rajonal. Kryeministri Edi Rama paraditen e të premtes pa nisjen e punimeve të kantierit ndërsa ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, shpjegoi punën parapërgatitore. “Duke nisur që dje, kemi nisur nga puna për kantierin, deri ditën e hënë pritet që të ketë një fuqi punëtore mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë të cilët do të fillojnë pjesën e ndërtimit të spitalit. Kemi marrë masat sa i përket punonjësve, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia, patjetër do të ketë punonjës vendas. Kemi marrë masat për akomodimin e grupit që vijnë nga Turqia, janë më shumë se 200 veta. Jemi në afate, na janë përgjigjur të gjitha institucionet, nga bashkia te UKT-ja” . Përfaqësuesi kompanisë turke YDA foli për afatet e ndërtimit. “Kemi filluar punimet këtu bashkë me disa kompani shqiptare. Do ta bëjmë ndërtimin sa më shpejt në kohën më të shpejtë të mundshme. Jemi në dijeni të kohës së ndërtimit prej tre muajsh dhe sipas këtij afati ne do të veprojmë sa më shpejt e në mënyrë efikase”. Për ndërtimin e këtij spitali do të duhet 600 punonjës. “Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, tha kreu i qeverisë.

Top Channel/ Sistemi i ri i faturimi të energjisë elektrike, Balluku: Furrat e bukës nuk preken
28/03 22:47
Top News/ Tre Presidentë bëhen kundër Trump, superfushatë fondesh për Biden
28/03 22:30
Top News/Kapet ‘korrieri’ shqiptar i kokainës/Transportoi 100 mijë euro kokainë, pikaset nga Policia
28/03 21:21
Top Channel/ Doganat greke paralajmërojnë grevë dyditore, paralizohet lëvizja edhe në Shqipëri
28/03 21:17
Top News/ Vuri 50 baste në Angli. Tonalit rrezikon t’i zgjatet koha e skualifikimit
28/03 21:13
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 28 Mars 2024
28/03 20:45
Top News/ Komision kundër dezinformimit. PS prezanton nismën një vit para zgjedhjeve parlamentare
28/03 20:16
Top News/ Prona e dëmshpërblyer dy herë. Lirohet Ilir Thana, bie akuza e vjedhjes së 82 mln lekëve
28/03 20:07
Top News/ ‘Ditë të vështira na presin!’/ Vuçiç-Do t’i merrni të gjitha përgjigjet
28/03 19:53
Top News/ ‘Sulmuesit morën para nga Ukraina’/ Rusia akuza pa prova për sulmin në Moskë
28/03 19:52
Top News/ Një shesh në Tiranë me emrin Dr. Flori/ Veliaj – Kontribuoi shumë në sferën artistike
28/03 19:52
Top Channel/ Ç’do ndodhë me Himarën? Tavo: Nesër mbledhja për pasuesin e Goros dhe Belerit
28/03 19:43
Top News/ I dhanë tendera vetes. SPAK arreston ish-drejtorë e zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
28/03 19:35
Top Channel/ Me urdhër të SPAK, arrest për 9 ish-zyrtarë të bashkisë, pranga 3 ish-drejtorë
28/03 19:35
Top Channel/ Beqaj kërkon hetime shtesë, refuzoi të paguante SPAK për fotokopjet
28/03 19:32
Top Channel/ Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit
28/03 19:22
Top News/ Tarifa kthen SPAK në bibliotekë/ Beqaj refuzon të paguajë, lexon vetë dosjen
28/03 19:01
Top Channel/ Si u ndërtuan 7 vila në Mullet me dokumente të falsifikuara. Zbulohet skema
28/03 18:24
Top Channel/ 7 orë në SPAK, Beqaj tregon për fashikujt që lexoi nga dosja hetimore
28/03 18:15
Top News/ Vila me dokumente të rreme. 10 të pandehur, mes tyre edhe dy arkitektë
28/03 18:08