“Pas 8 viteve kostoja e jetesës është rritur dita-ditës”/ Lulzim Basha nxjerr videon: Ka ardhur koha për ndryshim. Edi Rama duhet të…

Jan 22, 2021 | 13:09
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje të tjera histori njerëzore të qytetarëve në pamundësi ekonomike, duke shtuar se pas 8 vitesh qeveri kostoja e jetesës është rritur.

Kryedemokrati thekson se ka ardhur koha për ndryshim dhe se Edi Rama duhet të largohet, duke u zotuar se do të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. 

“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shkruan Basha në rrjete sociale.

Në video shfaqet një baba me vajzën e tij të përlotur që rrëfen se si e kishte të pamundur të blinte librat e shkollës për të bijën, ndërsa tregon se vazhdon të blejë me listë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura