Skandali në Itali: Mjekëve në një spital iu injektua ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-COVID

22 Janar 2021, 14:03

Një skandal është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, ku bëhet fjalë për vaksinën kundër e Pfizer kundër COVID-19. Mediat italiane shkruajnë se në Spitalin Rovereto të rajonit Trento në Itali, u ka injektuar punonjësve shëndetësor ujë fiziologjik në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, prandaj presioneve të ti cilët janë vaksinuar ditën e incidentit u është kërkuar të bëhet një test sereologjik. Mediat theksojnë se ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera. 

Por si ndodhi?

Një punëtor përgjegjës për vaksinën mbushi gabimisht një shishe - në të cilën besohej se ishte e pranishme vaksina. Sidoqoftë, nuk kishte asnjë vaksinë brenda shishes, kështu që mjekët dhe infermierët morën serum të thjeshtë. Midis këtyre do të kishte qenë edhe një kirurg, i cili duhej të ndërpriste operacionin. Të martën e kaluar, autoriteti shëndetësor mohoi gabimin dhe deri dje lajmi u quajt i rreme.  Rasti tregoi se ka keqmenaxhim të situatës.

Operatorët në fjalë u informuan menjëherë dhe u bë një kontroll i antitrupave në ditën e njëzetë para administrimit të dozës së dytë.