Zyrtare: Arsenali nënshkruan me portierin Maty Ryan

Zyrtare: Arsenali nënshkruan me portierin Maty Ryan

Sport January 22, 2021 - 14:45
Detajet

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Brightonin për portierin Mathew “Maty” Ryan, i cili do të huazohet deri në fund të sezonit.

Largimi i Emiliano Martinezit nga Emirates kishte lënë zbrazëti dhe pak cilësi te portierët e ekipit të Mikel Artetas.

Me vetëm Bernd Lenon portier të konfirmuar, drejtuesit e londinezëve ishin në kërkim të një emri të ri, i cili do të zëvendësonte gjermanin.

Arsenali tashmë ka njoftuar se e ka gjetur atë dhe bëhet fjalë për portierin e Brightonit, Maty Ryan.

“Mirë se vjen në Arsenal Maty Ryan. Portieri australian na bashkohet si huazim nga Brightoni deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ndryshe, Ryani ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon në Ligën Premierë, duke pranuar 19 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në dy raste.