×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Përplasje në KQZ, Kurteshi kërkon që menjëherë të miratohet rekomandimi për certifikimin e Kurtit dhe të tjerëve

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 15:24

    Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se rekomandimi i Zyrës për regjistrimin e partive politike për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit është i drejtë dhe me vend.


    Kurteshi tha se Zyra për regjistrimin e partive politike ka rekomanduar dhe sipas tij përfaqësuesi i kësaj zyre merr përgjegjësi për veprimet e veta.

    “Zyra për regjistrimin e partive politike ka sjell rekomandim dhe përfaqësues i Zyrës ligjore merr përgjegjësi për veprimet e veta. Rekomandimi më duket i drejt dhe me vend”, tha Kurteshi.

    “Ne kemi disa ngushtica për këtë zgjedhje, kemi shkurtuar disa afate dhe i kemi bërë këto në bazë të planit operacional. Mendoj që zyra dhe ne kemi për obligimi t’i ndjekim hapat dhe mjetet ligjore për rishqyrtimin e çështjeve për të cilat mendojmë që janë të kundërligjshme”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!