Ekipi i Topallit nuk i ka kryer pagesat, lojtarët bojkotojnë stërvitjen - Gazeta Express
string(70) "ekipi-i-topallit-nuk-i-ka-kryer-pagesat-lojtaret-bojkotojne-stervitjen"

Ekipi i Topallit nuk i ka kryer pagesat, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Futboll

Gazeta Express

22/01/2021 15:53

Stërvitja e ekipit të Superligës së Turqisë, Yeni Malatyaspor, e paraparë të mbahej sot është anuluar.

Kjo pasi lojtarët e kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të mospagesave të klubit ndaj tyre, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Malatyaspor, klub në të cilin luan edhe futbollisti kosovar, Jetmir Topalli nuk ka shlyer detyrimet financiare që ka ndaj futbollistëve, ndërsa në shenjë hakmarrje, lojtarët nuk kanë dalë në stërvitje sot.

Në fundjavë, Yeni Malatyaspor do të përballet me Galatasarayn. /Gazeta Express/