Lajme

Zyberaj: Kosova mund të bëhet më e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 23 January 2021

Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet nga radhët AKR-së ka thënë se Kosova mund të bëhet edhe me e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik.

Këto komente Zyberaj i bëri gjatë vizitës në qyteti e Gjilanit dhe Kamenicës së bashku me kreun e AKR-së, Behxhet Pacolli.

“Kosova mund të bëhet më e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik, dhe jo populizmit dhe qeverisjes abuzive. AKR dhe LDK do të ofrojnë vizionin modern për këto qytete dhe për tërë Kosovën”, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.

-Advertisement-

Zyberaj është i renditur i 44-ti në listën e koalicionit LDK-AKR, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Kosova mund të bëhet më e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik, dhe jo populizmit dhe qeverisjes abuzive.

AKR dhe LDK do të ofrojnë vizionin modern për këto qytete dhe për tërë Kosovën.

Posted by Jetlir Zyberaj on Friday, January 22, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera