×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Rron Gjinovcit: Problemin me djalin tim e kam për Hashim Thaçin

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:04

    Babai i Rron Gjinovcit, Arbëri ka treguar se pse është me Partinë Demokratike të Kosovës dhe pse e përlqen ish-presidentin, Hashim Thaçin.


    Në emisionin e Adi Krastës, ai ka thënë se lidhja e tij me PDK’në është më shumë emocionale, duke e lidhur edhe me faktin se vjen nga regjioni i Drenicës.

    “Lidhja ime me Partinë Demokratike nuk është lidhje si parti, por është një lidhje më shumë emocionale, sepse unë vijë nga regjioni i Drenicës, ku PDK’ja është e shtrime më shumë në atë territor. Partia Demokratike e ka brendashkruar UÇK’në brenda vetes, mirëpo po ua kujtoj tash se më 14 shkurt në listën e zgjedhjeve, në 10shen e parë nuk është asnjë personazh i Ushtrisë Çlirimtare, vetëm Xhavit Haliti nëse nuk gaboj, e që i bie se kanë bërë reforma të thella. Do të thotë në 10’shen e parë e kemi vetëm Xhavit Halitin, por shohim njerëz të muzikës, të artit e të kulturës”, ka deklaruar ai.

    Tutje, Arbëri ka treguar se përplasjet me Rronin i kanë shkaku i Thaçit.

    “Me Rronin e kemi problemin për Hashim Thaçin, sepse nuk qëndron siç thotë Rroni”, ka deklaruar Arbër Gjinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!