Ardian Nuhiu flet pas humbjes në Superkupën e Kosovës nga Prishtina

Drita u mposht në Superkupën e Kosovës nga Prishtina me rezultat 3-1, ndeshje e cila u zhvillua në Turqi.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, duke thënë se Prishtina ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe i ka përgëzuar për këtë fitore.

“Mendoj që kundërshtari ishte më mirë, dua ta përgëzoj dhe uroj për këtë fitore. Kishim një iniciativë të lehtë në pjesën e dytë, por doli vendimtar me pritjet e tij portieri i tyre ndërsa kishin edhe ata rastet e tyre, por normalisht ne donim të barazonim rezultatin. Duke marrë parasysh që ishte ndeshja e parë e vitit për ne u pa edhe lodhja tek futbollistët, mirëpo na pret një rrugë e gjatë dhe duhet të përgatitemi mirë për kampionat”, ka deklaruar Ardian Nuhiu.

Nuhiu ka thënë se fusha për ndeshje ishte ideale për një ndeshje futbolli.

“Nuk diskutohet edhe arbitri nuk e ndaloi ndeshjen, por ka arbitra të mirë edhe në Kosovë, mendoj se fusha ishte e mirë dhe e lagur e gati për tu zhvilluar një lojë në të dhe ky ishte faktori vendimtar”- përfundoi trajneri shkupjan.

 

Trajneri i Prishtinës: Fitorja e Superkupës i dedikohet ‘Plisave’