Lajme

Ferat Shala thumbon Kurtin e Hotin: Do ta rimëkëmbin ekonominë kosovare të goditur nga keqqeverisja

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 23 January 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vizituar sot studion e modës, e cila me prodhimet kreative tashmë është bërë konkurrente në tregjet evropiane, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tij “Studio Tabja është sinonim i punës së gruas së vyer kosovare dhe ndërmarrëses së suksesshme. Tabja është njëri nga tregimet më të suksesshme të Kosovës në 20 vjetët e fundit. Studioi Tabja ka bërë dëshmi se me idetë dhe kreacionet e tyre gratë kosovare mund të bëhen lidere edhe në biznes ndërkombëtar”.

Shala është shprehur se në prioritet do të kenë fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

-Advertisement-

“Programi i Qeverisë në ardhje të Republikës së Kosovës, “Rimëkëmbje”, në top-prioritet e ka pikërisht fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat do ta rimëkëmbin ekonominë kosovare të goditur keq nga keqqeverisja Kurti&Hoti”, është shprehur ai. /Gazeta inFokus/

Sot vizitova studion e modës “Tabja”, e cila me prodhimet kreative tashmë është bërë konkurrente në tregjet evropiane….

Posted by Ferat Shala on Saturday, 23 Janar 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera