Lajme

Bilanci ditor në Gjermani, ulje infeksionesh

Gjermania ka raportuar 6 mijë e 336 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 255 viktima, transmeton albinfo.ch.

Një gjë e tillë bëhet e ditur në faqen botërore të statistikave.

Gjermania radhitet e 10-ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara, me gjithsej 2 milionë e 96 mijë e 531 raste si dhe me 50 mijë e 551 viktima.

Duhet theksuar se 1 milion e 762 mijë e 200 persona vlerësohet të jenë shëruar deri tani nga COVID-19.

Deri tani në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 97 milionë e 497 mijë e 633, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 2 milionë e 87 mijë e 496.

Amerika prin e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 25 milionë e 28 mijë e 391 raste, pastaj India me 10 milionë e 619 mijë e 603 raste dhe Brazili me 8 milionë e 639 mijë e 868 raste.

9 milionë e 640 mijë e 53 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus në botë.