Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare. Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Los Angelos.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të tij, ka reaguar gazetari i njohur Sokol Balla. Ky i fundit shprehet se sot gazetaria televizive duhet të mbajë zi dhe se me ndarjen nga jeta të Lerry King, paanshmëria vdiq.

  • foto galeri

“Ai intervistoi 50 000 njerëz. Ai bëri pyetje të thjeshta: ‘Unë mendoj se mysafiri është ylli’, ishte shprehja e tij. Por, ai ishte vetë ylli.

Në fund ai ndërroi jetë nga Covid-19. Gazetaria televizive duhet të mbajë zi për Larry King. Me të vdiq edhe paanshmëria”, shkruan Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb