AAK'ja dorëzon ankesë në PZAP, pasi KQZ'ja nuk ia certifikoi listën - Gazeta Express
string(64) "aakja-dorezon-ankese-ne-pzap-pasi-kqzja-nuk-ia-certifikoi-listen"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 16:36

AAK’ja dorëzon ankesë në PZAP, pasi KQZ’ja nuk ia certifikoi listën

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 16:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot e ka dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kjo për shkak se kjo AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Lajmin për media e ka konfirmuar, Kushtrim Xhemajli nga zyra për informim të AAK-së.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ankesa në PZAP është deponuar sot para një ore.

“Po, sot para një ore është deponuar ankesa”, ka thënë Xhemaji.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.